Zbritje e lirë për Milot Rashicën, tani blihet me gjysmën e çmimit nga Werderi

Milot Rashica ishte një nga lojtarët më të mirë të Bundesligës vitin e kaluar, por në këtë sezon të ri sulmuesi shqiptar nga Vushtria nuk po arrin të tregojë performanca të mira.

Kjo rënie e lirë e lojtarit në fushën e gjelbërt ka reflektuar dhe në çmimin e tij në tregun e transferimeve. Sipas medias së dedikuar vlerës së lojtarëve, Transfermarkt, çmimi i Rashicës ka rënë me gati dysfish.

Nëse një vit më parë ai vlente 35 milionë euro, tashmë kartoni i tij është vetëm 18 milionë euro. Shkaqet kryesore të formës jo të mirë të Milot Rashicës janë lëndimet e shumta të mara në fushën e lojës. Gjithashtu 24 vjeçari ka një mungesë të motivimit, pasi merkaton e verës dëshirontë të largohej nga Werder Bremen. Interesimet e Liepzig dhe Aston Villa nuk rezultuan reale dhe në këtë mënyrë sulmuesi i përfaqësues së Kosovës u detyrua të qëndronte përsëri tek ekipi aktual. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *