Tampon negativ te Kukësi, lojtari i verilindorëve fiton betejën me Covid-19

Një lajm i mirë vjen në kampin kuksian. Sulmuesi Godberg Cooper është rikthyer me ekipin. Futbollisti kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 disa ditë më pare së bashku me shokun e tij të skuadrës, Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erion Allaraj, por nga sot trupi i tij është pastruar nga virusi. Këtë njoftim e jep vetë klubi përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale.

“Godberg Cooper rikthehet me ekipin! Sulmuesi italian ka kaluar me sukses Covid19 dhe në tamponin e kryer së fundmi, ka rezultuar negativ. Në këtë mënyrë, Cooper ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me ekipin periudhës së izolimit. Ben tornato Cooper”, shkruan klubi i Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online