Vetëm pak ditë nga shorti i Botërorit, Shqipëria mund të ketë edhe Kosovën në grup

Ditën e sotme janë zbuluar zyrtarisht vazot ku Shqipëria dhe Kosova do të jenë pjesë në kuadër të shortit për Botërorin e 2022 që do të zhvillohet në Katar. Kombëtarja kuqezi do të pozicionet në vazon e katërt së bashku me Maqedoninë dhe Malin e Zi ndërsa dardanët do të jenë në vazon e pestë me emra si Kazakistani, Armenia dhe Azerbaxhani i De Biazit.

Megjithatë Kosova do të shmangë përballjet që mund të shkaktojnë urrejte si Serbia, Rusia dhe Bosnja ndërsa nga ana tjetër Shqipëria do të mundet të përballet me Serbinë, pavarësisht ngjarjes së papreçedentë të vitit 2014 në Beogradi. Shorti i Botërorit të Katarit do të mbahet në datën 7 dhjetor në Zurich.

Në eleminatoret e Botërorit 2022 do të garojnë 55 skuadra dhe ndarja e tyre do të jetë e tillë që 5 grupe do të jenë me 6 skuadra, ndërsa 5 grupe të tjera do të jenë me 5 skuadra. Pra gjithsej do të jenë 10 grupe, ku të parat kalojnë direkt ndërsa vendet e dyta do të luajnë në Play Off. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online