Zbardhen detajet e hetimit nga FSHF për Bylis-Tirana, Komisioni i Etikës i dërgon fletëthirrje disa lojtërëve bardheblu

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Bylisit dhe Tiranës zgjoi një debat të gjerë. Dyshimet për një trukim të ndeshjes ishin të forta. Për këtë arsye edhe vetë FSHF-ja nisi menjëherë hetimet në lidhje me këtë përballje. Së fundi është “Proçesi Sportiv” që zbulon më tepër detaje nga ky hetim i çelur nga qeveria shqiptare e futbollit.

Një dosje voluminoze është tashmë në duart e Komisionit të Etikës, që është ndërtuar nga analizat e ekspertëve. Pët të shmangur ndërhyrjet në hetim FSHF ka vendosur të përfshijë në këtë process ekspert të huaj për të analizuar takimin. Ndërkohë “Proçesi Sportiv” bën gjithashtu të ditur se UEFA ka bërë një tjetër sinjalizim për klubin e Tiranës, sa i përket ndeshjes së parë të bardhebluve në Kupë kundër Besëlidhjes, megjithëse jo me kaq dyshime të forta sa kundër Bylisit.

Për të forcuar hetimet po investigohet edhe ndeshja në kampionat e zhvilluar po ndërmjet bardhebluve dhe skuadrës mallakastriote për të kuptuar nëse janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ndërkohë dënimet në rast se akuzat vërtetohen mund të jenë shembullore, duke nisur nga përjashtimi nga Kupa e Shqipërisë e deri te mospjesëmarrje në Kupat e Europës për një vit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Hetimet Bylis-Tirana

Ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ka dyshime të forta për ndërhyrje dhe tolerime për shkak përfitimi në baste dhe gjithcka shkon drejt edhe një konfirmimi zyrtar. Burime për Top Channel thonë se komisioni i Etikës pranë FSHF-s ka gati një dosje voluminoze me analiza eskpertësh që vërtetojnë sjellje të cuditshme të lojtaëve në fushë.

Për të evituar ndërhyrjet dhe për të patur gjithcka më të specializuar për hetime të tilla, FSHF ka kontaktuar ekspert vidioanalizues të huaj, që janë dhe me profesion trajner futbolli, të cilët kanë analizuar këtë ndeshje. Performacën e lojtarëve, ndryshimin e saj nga pjesa e parë në të dytën, pozicionet e ndryshuara në formacion dhe gjithcka të karakterit teknik që dyshohet në këtë takim. Një formë e tillë hetimi ka kryqëzuar edhe skuadrën e Skëndërbeut në hetimin që ka patur në UEFA, nga ku ka marrë një dënim 10-vjecarë vetëm në bazë dyshimesh.

Gjithashtu burimet konfirmojnë se për skuadrën e Tiranës ka edhe një raport tjetër i sinjalizim UEFA-s, për ndeshjen e parë të Kupës mes Tiranës dhe Beslidhjes e cila përfundoi me shifrat 5-1, por ai raport është më pak dyshues se sa për ndeshjen me Bylisin. Takimi në Ballsh ka hapur një hetim më të gjerë pasi bashkë me ndeshjen e Kupës është vënë nën hetim edhe ndeshja e fundit në kampionat mes Bylisit dhe Tiranës ku bardheblutë fituan me rezultatin 2-0. Po analizohet nëse ka lidhje mes këtyre dy ndeshjeve dhe nëse gjithcka ka qenë pjesë e një marrëveshjeve mes dy ekipeve. Për të gjitha këto Komisioni i Etikës ka dërguar nga një fletëthirrje drejtuesëve të Tiranës, kapitenin dhe disa lojtarë të saj, po ashtu për drejtuesit e skuadrës së Bylisit dhe për drejtuesin e skuadrës së Vllaznisë i cili në një deklaratë publike ka treguar dijeni për ndërhyrje të tilla në ndeshje të presidentëve.

Kjo do të jetë një seancë e parë dëgjimore ku drejtuesit e skuadrave do të deponojnë nëse kanë patur dijeni apo jo për këtë takim që lidhet me bastet. Më pas procesi do të vazhdojë me grumbullimet e fakteve shtesë. Reziku është i madh nëse faktet vërtetohen. Sipas Koditët ë Disiplinës përfshirja në baste e një skuadre direkt apo indrekt në një ndeshje kombëtare apo ndërkombëtare, sjell përjashtimin e saj nga kompeticionet europiane për një vit dhe në këtë rast përjashtimin edhe nga Kupa e Shqipërisë. Për dyshimet dhe hetimet e kësaj ndeshjeje FSHF ka vënë në dijeni edhe organin më të lart europian të futbollit, UEFA-n e cila është në mbështetje dhe mbetet në koherencë për zbardhjen e dyshimeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *