Festa i lë vendin kaosit/ Autobusi i ekipit të Rashicës sulmohet nga tifozët, shpërthen kaosi në Bremen

0

Verder Bremen siguroi qendrimin në Budesligë edhe për nëj tjetër sezon. Skuadra gjermane barazoi 2-2 në fushën e Heidenheim mbrëmjen e djeshme dhe siguroi kështu të drejtën e elitës gjermane edhe për sezonin e ardhshëm, duke qenë se takimi i parë përfundoi me shifra të barabarta 0-0. Padyshim që në ekipin e Rashicës nuk mund të mungonte festa, por gëzimi i tyre u prish disi nga reagimi i tifozëve.

Sipas asaj që raporton “BILD”, rreth 150 mbështetës të Heidenheim ishin të pranishëm jashtë stadiumit dhe nuk e kanë kapërdirë dot festën e miqve duke sulmuar autobusin e tyre me gurë apo shishe, të cilat shkaktuar edhe dëme në automjet. Ka qenë policia ajo që ka shoqëruar më pas Rashicën dhe shokët e tij të skuadrës drejt largimit.

Ndërkohë e qetë nuk paraqitej situata as në Bremen. Rreth 700 tifozë ishin grumbulluar dhe fillimisht ishte festa ajo që mbizotëronte për ta, por që shumë shpejt do i linte vendin kaosit. Shishe, sende piroteknike apo edhe flakadanë janë hedhur prej tyre, si dhe ka pasur përpjekje për të çarë murin policor. Shkak për këtë u bë ndalimi i lojërave në seksionin Sielwall./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.