Ditët e fundit Uanda Nara ka dërguar mesazhe provokuese, duke postuar foto ku duket qartë sinjali se Mauro Ikardi mund të shkojë te Juventusi, edhe pse në fakt duket më shumë një tentativë për të trazuar ujërat, me shpresën se Interi do të rinovojë me rritje page me bashkëshortin/klientin e saj.
Megjithatë, Interi nuk polemizon dhe pret në qetësi, ndërkohë që zëvendëspresidenti zikaltër Havier Zaneti, në lidhje direkte me emisionin “Tiki Taka Russia” në Italia1, largon gjithë dyshimet: “Ikardi është shumë i rëndësishëm për ne, është kapiteni ynë, kemi thënë gjithnjë që duam që ai të qëndrojë. Nuk ka probleme, edhe ai është i kënaqur që të qëndrojë në Milano”.