Havier Zaneti ka folur pas ndeshjes së fituar nga Interi ndaj Kaljarit. Zëvendës presidenti zikaltër shpreh i kënaqur nga loja, golat dhe pikët: “Ishte një paraqitje e kënaqshme, që na solli një fitore të rëndësishme. Prej disa kohësh jemi duke ofruar ndeshje të tilla. Djemtë janë duke treguar se e duan me çdo kusht Champions. Ndeshja me Kievon nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi asnjë ndeshje e kampionatit italian nuk është e tillë. Duhet të përgatitemi sa më mirë, ashtu si di të bëjë Spaleti dhe stafi i tij.
Duhen ende disa ndeshje dhe kemi një objektiv për të arritur. Çdo rezultat bëhet thelbësor, por nëse grupi do të vazhdojë në këtë rrugë do të kemi shanse të mira për të marrë 3 pikët”, tha drejtuesi për Inter Tv, ndërsa për turneun e verës, “International Champions Cup” nënvizoi: “Do të jetë tre ndeshje të bukura, kundër rivalësh të fortë, që do të na japim mundësi të përgatisim sezonin e ardhshëm ashtu si duhet. Do të kemi mundësi të bëjmë një punë të shkëlqyer”.