“Z. Selahi do të shkojë në tribunë”, trajnerit i soset durimi me mesfushorin shqiptar: Sa kam lu.ftuar për të, nuk kam lu.ftuar për djalin tim

Lindon Selahi duket se do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit si spectator. Klubit i është sosur durimi me mesfushorin shqiptar. Ky i funditrefuzon të rinovojë kontratën me Rijekën, duke shtyrë 15 herë përgjigjen e tij. Sjellja e tij ka bërë që klubi të marrë masa ekstreme ndaj Selahit. Trajneri i Rijekës e ka bërë të qartë se 24-vjeçari do të shkojë në tribunë deri në momentin që do të hedhë firmën në kontratë.

“Z. Selahi do të shkojë në tribunë. Kroacia është një demokraci, secili ka të drejtë të zgjedhë atë që dëshiron. Por realisht, sa kam luftuar personalisht për atë djalë, nuk do të luftoja për djalin tim, por vjen një moment që duhet t’i thyesh disa gjëra.

Mendoj se më së shumti do të vuajë vetë lojtari. Më pas unë si trajner dhe në fund klubi, por ai ishte i vetëdijshëm se çfarë nënkuptonte vendimi për të mos zgjatur kontratën. Ai e ka marrë vendimin e tij dhe është legjitim. Kështu klubi mori vendimin e tij, i cili është gjithashtu legjitim. Shpresoj që vendimi i lojtarit të ndryshojë, por siç janë gjërat sot… Është ashtu siç ju thashë. Nuk mund ta di nëse diçka do të ndryshojë”, ka deklaruar Zeljko Sopiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online