Napoli po kërkon me ngulm një sulmues krahu në merkaton e janarit dhe ka disa emra në listë, por i preferuari ka qenë Simone Verdi, sulmuesi i spikatur i Bolonjës, 6 gola në pjesën e parë të sezonit.
Sulmues i kombëtares italiane, Verdi është gati për ekip të rëndësishëm dhe Napoli ishte dakord me Bolonjën për 20 milionë euro, shifër goxha e madhe. E
Edhe për lojtari kontratë super, 4 vjet më 1.5 milionë euro në sezon, por…
Verdi thotë “jo” për momentin. Kështu raportojnë mediat në Itali, me sulmuesin që nuk dëshiron të jetë zgjedhje dytësore në Napoli, aty ku sulmi ka yje dhe me emra si Insinje, Mertens e Kajehon, ndaj ulja e tyre në stol është mision tepër i vështirë dhe Verdi preferon të jetë lider në Bolonja, të paktën deri në verë.
Festë për tifozët e Bolonjës, nëse përgjigja e Verdit zyrtarizohet sot, sepse ditët e fundit ka pasur protesta të mëdha dhe akuza ndaj klubit, që po shet yllin e vetëm që ka në skuadër.