Turhani hedh hapin e madh, nga Korabi te gara për titull në Kosovë

Xhuljan Turhani braktis Shqipërinë për Superligën e Kosovës dhe jo për një ekip dosido, sepse ka firmosur me Llapin. Bëhet fjalë për klubin që kryeson kampionatin e Kosovës dhe natyrisht shpreson të fitojë titullin kampion, çka do të ishte një arritje historike.

Klubi nga Podujeva po përforcohet dhe ka zgjedhur djaloshin nga Elbasani për të shtuar një qendërmbrojtës me të ardhme.

21-vjeçari luajti në fazën e parë për Korabin, ndërsa më parë ka luajtur për Elbasanin e Shkumbinin, duke akumuluar goxha eksperiencë në Kategorinë e Parë.

Tani kompania EFA e transferon në Kosovë, ku ka shansin të tregojë sa vlen, në një ekip që lufton për titull dhe Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online