Mungesa e gjatë në fushën e lojës po sjell pasojat e veta te futbollistët. Bundesliga nisi me dëmtime të shumta, ku Reus ishte një ndër më të fundit që pësoi dëmtim. Pkëtyre problemeve nuk i ka shpëtuar as Ibrahimviç, i cili rrezikon edhe të mbyllë karrierën, duke marrë parasysh faktin se është në moshën 38-vjeçare. Lajme të këqija vijnë nga Spanja për Atletikon e Madridit, ku ylli portugez, Joao Felix, ka lënduar ligamentin e gjurit të majtë në stërvitje dhe do të mungojë për disa muaj.
Të gjitha këto lajme vijnë si një alarm edhe për Superioren, që do të rifillojë sezonin në datën 3 qershor. Klubet kanë filluar stërvitjet në grupe, por lajmet që vijnë nga jashtë duhet të shërbejnë si një mësim në Shqipëri, në mënyrë që futbollistët të jenë më të kujdesshëm dhe të mos bien pre e dëmtimeve. Pikërisht lëndimet janë gjëja e fundit që skuadrat dëshirojnë në këtë moment, ku kampionatet janë në fazën më të fortë dhe vendoset shumë sa i përket objektivave të klubeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/