Ylber Ramadani është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Serinë A. Mesfushori shqiptar ka zhvilluar një paraqitje mjaft pozitive përballë Fiorentinës mbrëmjen e djeshme. Ekipet u larguan nga fusha me një barazim 1-1, duke marrë kështu nga një pikë secila.
Titullar në këtë sfidë ishte edhe Ylber Ramadani, i cili ka spikatur në fushën e lojës. Paraqitja e tij u vlerësua me notën 8 nga “Sofascore”. Një vlerësim që e ka renditur atë mes 11 më të mirëve të javës së 33-të të kampionatit në Serinë A./Sport Ekspres/
