“Ata ishin ‘galaktikët e Italisë'”, Ronaldinjo kujton me dashuri kohën te Milani: E kisha ëndërr fëmijërie

Ronaldinjo e kujton kohën e tij te Milani si një periudhë të lumtur të karrierës. Në serialin “Ronaldinjo, i paimitueshmi”, që transmetohet në “Netflix”, ish-ylli brazilian ka pranuar se duke veshur fanellën kuqezi ka përmbushur një ëndërr fëmijërie. Ai e konsideron Milanin si “galaktikët e Italisë” dhe shprehet se e kujton me shumë dashuri kohën e kaluar në atë klub.

“I kisha arritur të gjitha ëndrrat e mia në Barcelonë dhe pashë mundësinë e bashkimit me një tjetër ekip të madh në një ligë tjetër. Milani ishte mundësia për të përmbushur një ëndërr që kisha pasur si adoleshent, për të luajtur për një ekip që e kisha dashur gjithmonë. Ishte e mrekullueshme, një kohë vërtet e mahnitshme, sepse ai grup përbëhej nga kampionë, Galaktikët e Italisë. Ishte një kohë e lumtur dhe një që ende e kujtoj me shumë dashuri”, ka thënë Ronaldinjo./Sport Ekspres/