Ylber Ramadani humbet stërvitjen e Leçes, udhëton drejt Londrës dhe në luftë me kohën

Lecce do të luajë ndeshjen e parë për këtë sezon kundër Como. Kjo përballje është e vlefshme për Kupën e Italisë. Me shumë interes për tifozët shqiptarë mbetet edhe debutimi i Ylber Ramadanit.

Megjithatë mesfushori shqiptar është në luftë me kohën. Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme me Lecce. Arsyeja është një udhëtim në Londër për të kryer procedurat burokratike në lidhje me vizën e hyrjes, për të marrë lejen e qëndrimit si shtetas jo-BE. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *