Yjet e skuadrës s’po prekin më top, Shaland në dilemë

Përfaqësuesja e Kosovës është favoritja kryesore për kreun e grupit 3 në Ligën D. Përfaqësuesja e drejtuar nga Shaland ndodhet në vend të parë me tëtë pikë, dy pikë më shumë se Azerbaixhaini i vendit të dytë,  përfaqësuese të cilën do ta presë në ndeshjen e fundit të turneut më datë 20 nëntor në “Fadil Vokrri”.

Teksa jemi vetëm një muaj larg nga ajo ndeshje, Shaland i duhet të përballet me një problem të madh. Dy yjet e repartit të sulmit, Milot Rashica dhe Edon Zhegrova s’po marrin minuta të shumtë në ekipet përkatëse, madje nuk është çudi nëse emri i tyre mungon në stolin e skuadrave respektive ku luajnë.

Milot Rashica është aktivizuar vetëm tri herë te Verder Bremen në këtë sezon, gjithmonë si zëvendësues, ndërsa në javët e fundit është kthyer në një spektator të përhershëm disa herë në stol dhe disa herë në tribunë.

19-vjeçari Zhegrova ka gati dy muaj që nuk aktivizohet në kampionat me Genkun. Mëngjarashi ka siguruar 150 minuta deri më tani, ku ka gjetur një herë rrugën e rrjetës. Aktivizimi i fundit i Zhegrovës te skuadra kryesuese e kampionatit belg ka qenë më  datë 28 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online