Xhukiç: Barazim i drejtë, atmosferë super

Trajneri i Partizanit të Beogradit Mirosllav Xhukiç ka mbetur i kënaqur nga barazimi dhe gjithçka tjetër në Elbasan, duke përfshirë atmosferën para e gjatë ndeshjes. Duke folur në lidhje direkte në Supersport, ish-mbrojtësi i njohur pranoi se gjithçka do të vendoset në Beograd.

“Largohemi të kënaqur. Ekipi pati shumë raste për gol në pjesën e dytë, por jemi të kënaqur edhe me barazimin.

“Kam një përshtypje të shkëlqyer, sot u luajt futboll dhe jemi të kënaqur. Jemi shumë të kënaqur me pritjen dhe do të bëjmë gjithçka që pritja të jetë e njëjtë edhe në Beograd. Sa për ndeshjen, vetëm aty shpresojmë që rezultati të jetë ndryshe, në favorin tonë, ndërsa për reston shpresoj që gjithçka të jetë njësoj.

“Grupi është i ekuilibruar, i barabartë, do të vendosin ndeshjet direkte me Skënderbeun dhe Jang Bojs në Beograd. Gjithçka është e barabartë, asnjë dallim për mendimin tim.

“Do të varet nga këmbët e futbollistëve, nuk do të ketë probleme jashtë saj, mendoj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online