Tani mund të themi ish-futbollitsi Xhon Terri. Pas plot 23 vitesh ish-mbrojtësi i “Tre Luanëve” ka zyrtarizuar pak minuta më parë se ai do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Përmes një postimi në “Instagram”, ai ka bërë me dije se nuk do të vijoj më të japë kontributin e tij si futbollist.
Terri ka një CV shumë të pasur, pasi për shumë vite ka qenë kapiteni i Çelsit. Në shtëpinë e tij ai mundi që të fitonte gjithçka, pasi ka arritur të fitojë 5 herë Premier Ligën, por dhe nga një herë Champions League-n dhe Europa League-n. Po ashtu londinezi ka marrë dhe 8 kupa në Angli si dhe një herë është shpallur lojtari i vitit.
Mbrojtësi ka dhënë kontributin e tij dhe në 78 ndeshje të Kombëtares së Anglisë. Pas një karriere të gjatë dhe me shuam suksese vjen momenti për t’i thënë futbollit të luajtur lamtumirë. Stacioni i fundit i Territ Ishte Aston Vila, ku luajti plot 35 ndeshje edicionin e fundit, duke shënuar dhe një gol.
https://www.instagram.com/p/BopLXWhhb_d/?taken-by=johnterry.26