Një ndër sulmuesit më të famshëm dhe njëkohësisht më të çuditshëm të dekadës së fundit, Xhibril Sise, ka vendosur t’i kthehet futbollit, vetëm pak muaj pasi lajmëroi se do të vazhdonte karrierën profesioniste si DJ dhe producent muzikor.
Tashmë 35 vjeç, Sise i rikthehet futbollit dhe habit të gjithë, sepse firmos për Iverdonin, në kategorinë e tretë franceze.
Për herë të fundit Sise kishte luajtur për San-Pierua në futbollin amator në Francë, ndërsa tani shton një klub të ri në një listë mbushur me klube të famshëm, duke nisur nga Liverpuli, Marseja e Lacio.
KARRIERA E XHIBRIL SISESË
1998–2004: Auxerre
2004–2007: Liverpool
2006–2007: Marseille (loan)
2007–2009: Marseille
2008–2009: Sunderland (loan)
2009–2011: Panathinaikos
2011–2012: Lazio
2012–2013: Queens Park Rangers
2013: Al-Gharafa (loan)
2013: Kuban Krasnodar
2014–2015: Bastia
2015: Saint-Pierroise
2017-: Yverdon Sport