“Xherdan Shaqiri është lojtar i madh”! Habit trajneri i Serbisë, mbush me lëvdata shqiptarët: Për mua Xhaka është një prej më të mirëve në Europë

Serbia do të luajë kundër Zvicrës në mbrëmjen e nesërme. E gjithë kureshtja e shqiptarëve do të jetë sesi do të trajtohet nesër Granit Xhaka, teksa serbët ndryshuan edhe stadiumin ku do ta zhvillojnë këtë përballje pasi nuk garantonin dot sigurinë nga huliganët e tyre. Gjithashtu ajo që ka bërë përshtypje është edhe sjellja e trajnerit të Serbisë, Stojkovic, që ka mbushur me lëvdata shqiptarët.

“Unë e konsideroj Granit Xhakën si një prej lojtarëve më të mirë me këmbën e majtë në Europë. Shaqiri është një lojtari i madh gjithashtu, por gjithçka i vjen fundi një ditë. Besoj se ndeshja nesër do të jetë e ndershme. Unë jam më i shqetësuar për Xhakën pasi është lojtar i madh dhe duhet të jemi të kujdesshëm për ta bllokuar dhe neutralizuar. Nëse ia dalim, atëherë me shumë gjasa do të kemi rezultatin e duhur. Për gjërat e tjera nuk duhet të shqetësohemi”, tha Stojkovic. /Sport Ekspres/