Xhenoa shkarkon trajnerin, ish-tekniku i Italisë gati të marrë drejtimin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Është konsideruar si një katastrofë eliminimi i Xhenoas nga Kupa e Italisë, nga një skuadër që këtë edicion luan në Serinë C. Menjëherë pas ndeshjes mediat italiane raportojnë kroati Ivan Juriç nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Goli i Kristian Adorjan, ish-lojtarit të Partizanit në minutën e 120+2′, i ka kushtuar shtrenjtë teknikut 43-vjeçar i cili duhet të marrë menjëherë valixhet. Xhenoa është shumë pranë zonës së rënies dhe një ndryshim duket se ishte i pashmangshëm, sa nuk është ende vonë.

Në Itali janë të bindur se drejtuesit e Xhenoas e kanë gjetur dhe pasuesin e Juriç. Do të jetë Çezare Prandeli, ish-trajneri i Italisë, tekniku i ri i Xhenoas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *