Sulmuesi i Romës Edin Xheko ka zbuluar pse e refuzoi transferimin në Premier Ligë në janar, kur i erdhi një ofertë joshëse nga Çelsi.
32-vjeçari nga Bosnje-Hercegovina ka luajtur edhe me Mançester Sitin në Premier Ligë dhe Antonio Konte e kërkonte me çdo kusht për të përforcuar një sulm të varfër pas largimit të Diego Kostës.
Gjithsesi, vetë Xheko vendosi veton, duke preferuar të qëndronte në Itali me Çelsin që bleu Olivje Zhiru nga Arsenali për 18 milionë sterlina.
Xheko, autor i 24 golave në sezonin e fundit, shpjegon në një intervistë për anglezen Daily Star: “Çelsi është një sfidë e madhe, e di çfarë klubi është. Kam qenë te Siti dhe nuk isha gati të lëvizja te Çelsi. Fola me shumë miq dhe asnjëri nuk ma këshilloi t shkoja, ndaj zgjodha të qëndroj te Roma. Ka qenë një periudhë e vështirë, u fol shumë, u thanë të vërteta e gënjeshtra, nuk isha i qartë në mendjen time në atë kohë”.
Tani Xheko lë hapur mundësinë e largimit: “Do të luaj dy ndeshje me Bosnjen dhe më pas të shohim. Kam ende dy vite kontratë, ndaj duhet pyetur Roma”.