E bujshme nga Italia: Liverpuli synon Strakoshën

Merkatoja verore ka nisur dhe Lacio mund të kthehet në një supermarket, sepse pas largimit të mbrojtësit De Vrij, priten oferta të jashtëzakonshme për mesfushorin Milinkoviç Saviç, por edhe Felipe Anderson e disa lojtarë të tjerë janë të kërkuar nga klube më të pasur.

Tani edhe Liverpuli troket në derën e Lacios, për Thomas Strakoshën. Ky është lajmi i bujshëm që raporton “cittaceleste.it”, sit me burime në klubin lacial.

Portieri kuqezi vjen nga një sezon fantastik, Lacio e konsideron të pashitshëm, por Liverpuli ofron 30 milionë euro dhe do të ishte një pasuri e jashtëzakonshme, po të mendohet që Strakosha nuk i ka kushtuar asnjë Lacios.

Igli Tare kërkon më shumë se aq, por ndërkohë flitet se ka nisur kontaktet me Iker Kasijas, spanjollin legjendar që sapo ka përfunduar kontratën me Porton dhe është ende i ri, nëse kujtohet që është disa vite më i ri se Xhixhi Bufon.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse oferta e Liverpulit është reale dhe serioze, apo është më shumë presion ndaj Milanit, për të ulur çmimin për Donarumën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online