“Lotët e Salah dhe Karius nuk i kuptoj!”

Ish-mesfushori i Mançester Junajtid, Pol Skols, ka kritikuar dy futbollistët e Liverpulit Loris Karius e Mohamed Salah, pas humbjes së The Reds në finalen e Champions League ndaj Realit.

Karius bëri dy gafa të pabesueshme, duke i dhuruar dy gola Realit, ndërsa pas ndeshjes u pa i përlotur.

Ndërkaq, Salah nisi të qante kur doli nga fusha për dëmtim pas 30 minutash lojë.

Sipas Skols, këto skena duhen evituar: “Ndoshta mund të kuptoj Karius, ishte i shkatërruar nga ajo që ndodhi. Megjithatë, dëmtimet janë pjesë e lojës. Vite më parë po të shihje dikë duke qarë në fushë, do e masakronin mediat dhe tifozët. Tani ka ndryshuar gjithçka, futbollistët janë të ndjeshëm dhe preken lehtë, nuk i mbajnë dot lotët”.

Skols humbi finalen e Champions League në vitin 1999 për pezullim: “Nuk qava, ç’kuptim kishte, do më fshinin pezullimin? Isha i zhgënjyer, por nuk bëhej fjalë të përfundoja në lot. E shumta do kem qarë kur isha 11-12 vjeç, kur humba ndonjë finale kupe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online