Xhejms: Titullin askush nuk na e heq nga duart

Ka shënuar 8 gola deri tani, por asnjë nuk kishte mundur t’ia shënonte Luftëtarit. Dhe e bëri dje. Xhejms Adeni zhbllokoi rezultati në minutën e 32-të dhe pas ndeshjes deklaroi me bindje se titullin tashmë askush nuk ia merr Skënderbeut: “Golat po më ndihmojnë të bëj më të mirën time, në një kohë që edhe kritikat kanë qenë të shumta. Tani jam më i qetë dhe të gjithë e kanë kuptuar se kush jam. Ekipi vërtet po funksionon mirë dhe jemi duke arritur fitore të rëndësishme.

“Kampionati tani nuk ka më histori dhe mendojmë vetëm për fundin. Kjo e sotmja (djeshmja) ishte një fitore e rëndësishme, pas barazimit të pak ditëve më parë në Durrës. Jam shumë i lumtur dhe tashmë duket qartë se askush nuk na e heq titullin nga duart”.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online