Lilaj: Goli dhe fitorja, në ditën më të rëndësishme

Ka shënuar edhe një gol tjetër nga pika e bardhë, duke u ngjitur në kuotën e 7 golave, të gjithë me penallti. Diçka e rrallë kjo për Lilajn. Një gol që vjen në momentin më të rëndësishëm, pasi ka marrë ftesën nga Kombëtarja. Ja çfarë tha dje për “Sport Ekspres” Sabjen Lilaj, pas përfundimit të takimit: “Goli dhe fitorja erdhën në një ditë të rëndësishme, bashkë me ftesën në Kombëtare dhe nuk ka ku të shkojë më mirë. Është një ditë e veçantë për mua dhe normalisht jam shumë i lumtur.

“Jam i kënaqur njëkohësisht për golin që shënova, pasi kisha kohë që nuk e bëja një gjë të tillë. Nga java në javë kampionatit po i vjen fundit dhe fitore të tilla janë shumë të rëndësishme. Po afrohemi edhe më shumë te titulli kampion. Tani është koha për Kombëtaren dhe  pasi të kthehem nga grumbullimi, do të mendoj për Skënderbeun. Duam ta mbyllim sa më shpejt titullin dhe në ndeshjet pasardhëse do të kërkojmë vetëm fitore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online