Xhaxhai i Griezman akuzoi Mesin, argjentinasin e lënë nervat: Jam lodhur, më quajnë si problemi i Barcelonës

Vitet e fundit dominimi e Mesit tek Barcelona është mjaft e dukshme. Shumë ish-trajnerë dhe ish-lojtarë të kësaj skuadre janë ankuar se argjentinasi ka marrë “de facto” rolin e presidentit. Së fundmi ishte xhaxhai i Antonie Griezman i cili deklaroi se dështimi kryesor i nipit të tij erdhi si pasojë e një regjimi totalitar që ka instaluar Mesi në stërvitje.

“Në fakt e dija që do Antonie nuk do të kishtë sukses te Barcelona. Besoja se do te dështonte që në 6 muajt e parë, por fakti që kaluan 1 vit më habiti. Me Lionel Mesin aty nuk do të jetë asnjëherë e lehtë për asnjë”- u shpreh pak kohë më parë xhaxhai i Antonie Griezman.

Pasi zbriti nga aeroplani në Barcelonë, pas një udhëtimi shumë të lodhshëm rreth 15 orë nga Buenos Aires, Lionel Mesi u pyet nga gazetarët për mendimin që kishte mbi deklaratën e xhaxhait të Grizmanit. “Jam lodhur me të qenit problemi kryesor i gjithçkaje në skuadër”- u shpreh mjaft i acaruar kapiteni blaugranas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online