Më shumë teknikë dhe më pak muskuj. Kjo është pak a shumë filozofia e Marko Xhamapolos dhe ndryshimi që pritet të ndodhe te kuqezinjtë e Milanit.
Mbi të gjithë, te Lukas Paketa. 21-vjeçari do të zhvillojë një futboll ndryshe me trajnerin e ri. Përshtatja me taktikën dhe futbollin specifik italian ka ndodhur. Tani është radha e “sambës” braziliane.
Xhampaolo nuk do ta kufizojë Paketën, përkundrazi. Lojtarit të talentuar do t’i jepen shumë më pak detyra mbrojtëse dhe nuk do të ngarkohet me shumë taktikë.
Një brazilian duhet të luajë futbollin e tij dhe Paketa do të jetë më i lirë në fushë me trajnerin e ri. Rëndësi ka pjesa ofensive, fantazia dhe shprehja e kualitetit që zotëron. Për të mbrojtur janë të tjerët, Lukas duhet të mendojë vetëm për të sulmuar portën kundërshtare.