Xhaka, Shaqiri & CO heqin dorë nga 1 milion franga, bonusi i Zvicrës dhurohet për skuadrat e kampionatit

Kriza e klubeve të futbollit është ndier edhe në Zvicër. Pezullimi i kampionatit si shkak i pandemisë së koronavirusit ka shtyrë edhe presidentët e klubeve zvicerane të rishikojnë rrogat e lojtarëve dhe stafit. Një taktikë kjo që po ndiqet nga pjesa më e madhe e klubeve europiane për të shmangur humbjet e mëdha ekonomike në buxhetin e përgjithshëm.

Por për të mos mbërritur deri këtu, Federata e Futbollit të Zvicrës ka rënë në një konsensus me  lojtarët e Kombëtares. Plot 1 milion franga ishin planifikuar si bonuse për Xhakën, Xhaqirin & COO përgjatë vitit 2020. Por lojtarët e kombëtares zvicerane kanë hequr dorë nga ky bonus duke kërkuar që ato para, afro 950.000 eurot, t’i shkojnë në mënyrë të drejtpërdrejt skuadrave që janë më në nevojë nga kjo gjendje. Një gjest mjaft fisnik nga ana e lojtarëve të kombëtares, ndonëse shuma është thjesht një bonus simbolik.

“Ne kemi dashur të japim një shembull dhe të tregojmë solidaritetin tonë me shoqatën. Unë jam krenar për ekipin, i cili shpejt dhe unanimisht arriti në përfundimin se mund të bënte pjesën e vet,” shpjegon kapiteni Stephan Lichtsteiner.

“Në raste si këto ne duam dhe duhet të rrinë së bashku dhe të mbështesin njëri-tjetrin. Ju mund të fitoni vetëm lojëra të vështira së bashku dhe në solidaritet”- ka thënë trajneri i ekipit Vladimir Petkoviç./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online