Xhaferri: Kastrioti nuk e lëshon më kreun

“Jemi skuadra më e mirë nga pikët dhe renditja, s’kemi gabuar në asnjë ndeshje me rivalët”

Bujar Balliu

Denis Xhaferri është një nga lojtarët që jo vetëm sezonin e shkuar, por edhe në këtë kampionat ka rënë në sy me lojën e vet në radhët e skuadrës krutane. Xhaferri, e ka rritur performancën e vet nga java në javë dhe pavarësisht konkurrencës, atë e kënaq fakti që është pjesë e skuadrës më të mirë të Kategorisë së Parë, nisur nga ecuria që ka.

“Kemi mbyllur një fazë të parë me rezultate të kënaqshme dhe jemi ekipi i vetëm në kategori që nuk njohim humbje. Ky rekord ka ardhur si pasojë e lojës së bukur që ka zhvilluar skuadra, që nga ndeshja në ndeshje ka ardhur në rritje. Tashmë duhet të shohim përpara, pasi në fundjavë nis edhe faza e dytë, në të cilën do të kërkojmë të bëjmë paraqitje më të mirë se në fillim të kampionatit. Burreli ka një skuadër të mirë dhe kur e shikon në këto pozita të vjen keq, megjithatë shpeshherë nga këto skuadrat e vogla, duhet pasur më shumë kujdes, pasi të hapin probleme. Pavarësisht se ne luajmë në shtëpi, dhe përpara tifozerisë tonë, ndaj e shikoj si një ndeshje ku nuk diskutohen tri pikët. E theksova edhe më lart, skuadra ka një harmoni të jashtëzakonshme dhe kjo është një diçka pozitive që të jep sukses për vazhdimësinë, të cilën e parashikoj edhe më të mirë se fazën e parë, që do të thotë, realizimi i objektivit që është ngjitja në Superiore”, – deklaroi Xhaferri në prononcimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online