“Wolfsburgu t’i përshtatet Kukësit, janë të pakëndshëm”! Altin Lala këshillon në Gjermani: Bundesliga dhe Superiorja…

Nga Klaudio Ndreca

Altin Lala ka dhënë përshtypjen e tij të parë rreth ndeshjes që do të zhvillohet mes Wolfsburgut dhe Kukësit, për turin e dytë në “Europa League”. Përballje kjo e cila pritet me interes të lartë, ndërsa verilindorët e kanë të pamundur ëndrrën e kualifikimit në pamje të parë, pasi flitet për një ndeshje ndaj ekipit të Bundesligës. Mediat në Gjermani kanë intervistuar menjëherë Lalën, me këtë të fundit që teksa jep disa vlerësime për Kukësin, e bën të qartë se diferencat mbeten të mëdha.

“Ekipi i Kukësit po vazhdon të jetoj atë kohezionin e tij. Wolfsburg duhet t’i përshtatet një ekipi fizikisht të fortë, kompakt dhe të pakëndshëm. Kjo gjithashtu korrenspodon me shënimet e trajnerit të tyre të ri, Skënder Gegën. Lojtarin më të mirë kishin Kristal Abazajn, që u kthye te Anderlehti nga huazimi. Sigurisht që Wolfsburgu është favoriti kryesor për të kaluar më tutje. Diferencat mes Bundesligës dhe Superiores janë shumë të mëdha për të folur më tej”, u shpreh Lala. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online