Werder Bremeni piketon edhe zëvendësuesin, Milot Rashica zhgënjeu në Bundesligë

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica do të largohet këtë verë nga klubi gjerman, Verder Bremen. Mediat gjermane tregojnë se drejtuesit e klubit kanë gjetur zëvëndësuesin e tij në sulm. Bëhet fjalë për Sead Hakshabanoviç, i cili luan tëk Norkoping dhe ka kontratë deri në 2024 me këtë skuadër.

Performancat jo të mira të Milot Rashicës tek Verder Bremeni, kanë detyruar drejtuesit të heqin dorë nga futbollisti shqiptar. Trajneri Florian Kohfeldt besoi shumë tek aftësitë e Rashicës, por ky i fundit nuk arriti te gjejë golin. Vitin e kaluar Rashica u përfol për një kalim tek Aston Vila, por në fund të merkatos kjo tratativë nuk u arrit. Menaxheri i lojtarit Altin Lala do të presë oferta nga klubet e tjera pas përfundimit të kontratës me Verder Bremen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online