Fitorja për t’u marrë në studim, Bielsa: Nuk munda unë Guardiolën, Leeds fitoi ndaj Man City

Leedsi mposhti me rezultatin 1-2 Mançester Sitin në shtëpi, pavarësisht dominimit absolut të vendasve. Numri i goditjeve në total ishte 21-2, por me një saktësi 100% të goditjeve, skuadra e Bielsas arriti të marë tre oikë mjaft të rëndësishme.

I pyetur sesi arriti ta mposhtë këtë skuadër që është favorite për të fituar Champions League, trajneri Bielsa deklaroi se gjithçka është meritë e skuadrës dhe jo e tij.

” Si e munde Guardiolën?”- ishte një nga pyetjet e gazetarëve. Marcelo Bielsa u përgjigj në këtë mënyrë: “Rezultati i këtij takimi nuk tregon që unë jam më i mirë apo munda një trajner tjetër. Thjesht ky rezultat tregon që Leedsi mundi Manchester Cityn. Kjo është e gjitha!”- u shpreh Bielsa. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online