Kriza e fundit të tabelës dhe kriza e koronavirusit, janë dy motive kryesore se përse te Werder Bremen kanë nisur të shqetësohen seriozisht. Bundesliga ka gati planin e nisjes së stërvitjes dhe rikthimi i kampionatit afërt është i sigurtë. Një rinisje që padyshim klubit gjerman do t’i kushtojë edhe më tepër duke parë nevojën për përforcime me lojtarë cilësorë e të lirë. Megjithatë Werder i duhet të shesë më të mirët si dhe ata që nuk do të pranojnë uljen e rrogave.
Milot Rashica është i pari. Sulmuesi shqiptar cilësohet si një zjarrfikës për krizën që pritet të pushtojë gjermanët. Mbi super Rashica ka 20-30 milion euro, të mjaftueshme për financat e momentit. Nuri Sahin është i radhës. Ka përvojë por e vështirë të pranojë ulje rroge, aq më tepër që nga ai mund të nxirren ende fitime. Mesfushori Maximilian vitin e kaluar kushtonte 30 milion euro, ndërsa sot 13 milion. Kriza e tij është edhe kriza e Werder. Veç këtyre klubi gjerman do detyrohet të shesë edhe lojtarë të tjerë për të mbijetuar./Sport Ekspres/