Vucaj rigjen formacionin, Vllaznia e plotë në Korçë

0

Për ndeshjen me Skënderbeun në kampin kuqeblu kanë qenë jo pak në dyshim për emrin e titullarit të portës. Në fakt, me ardhjen e tij në krye të Vllaznisë i ka besuar portierit me përvojë Selimaj, por ndonjë luhatje e tij në ndeshjen e kaluar me Kukësin në transferte solli jo pak diskutime në lidhje me formën e tij sportive, aq sa kishte opinione që në portë mund të rikthehej i riu Sherri. Por, burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur, se pas diskutimit brenda përbrenda stafit teknik, trajneri Gjoka, duke marrë edhe mendimin e trajnerit të portierëve Osmani, duket se ka vendosur që Vllanzia do ta nisë ndeshjen në Korçë duke pasur në portë gardianin Erind Selimaj. Një balotazh i tillë ka qenë edhe për repartin e mesfushës, ku siç është bërë e ditur edhe në shkrimin e ditës së shtunë, Vucaj ka arritur të rikthehet në formacion duke spostuar në stol Çinarin. Të tjerët, janë po ata që tekniku Gjoka ka aktivizuar në dy ndeshjet e mëparshme, atë me Partizanin dhe Kukësin.  

Formacioni i mundshëm

Selimaj – Gocaj – Pjeshka – Orelesi – Marku – Tafili     –    Krymi  –  Vucaj – Lika, Hasani – Atsina

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.