Vucaj kthehet në shtëpi, nesër firmos

0

Erjon Vucaj duket se e ka vendosur të ardhmen e vet: do të kthehet te Vllaznia. Mesfushori shkodran ndërpreu papritur kontratën me Laçin, ku ishte kapiten, ndërsa tani preferon të kthehet në shtëpi.

“Sport nga Bajraktari” raporton se mesfushori nesër do të takohet me drejtuesit e Vllaznisë, për të vulosur marrëveshjen që e vesh kuqeblu.

Me Vucajn, mesfusha e Vllaznisë kompletohet dhe pritet vetëm sulmues cilësor.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.