Më në fund, ka jetë të Vllaznia. Skuadra shkodrane fitoi sot 3-2 një betejë të vërtetë sportive ndaj Kamzës.
Një fitore e vuajtur, ndaj një rivali shumë cilësor, që luftoi deri në fund dhe nuk pati as fat. Vllaznia nisej e detyruar të fitonte, mes shumë hallesh e polemikash, por sot bëri mirë më në fund në fazën sulmuese.
Ndërkaq, Kamza e vendit të tretë luante edhe për një pikë, duke parë që humbi javën e shkuar, por si rrallë këtë sezon, faza mbrojtëse çaloi.
Vllaznia shënoi shpejt në pjesën e parë me Ribajn, goli i parë në Shkodër për sulmuesin. Çinari, i kërkuar nga Partizani, shënoi sapo nisi pjesa e dytë, por Plaku shkurtoi në minutën e 49-të dhe humbi edhe një 11-metërsh pak më vonë. I pafat sulmuesi, me fat Vllaznia, që me Kalanë gjeti golin e tretë.
U duk se mbaroi, por Kamza u hodh e gjitha në sulm, shënoi me Imerin në minutën e 79-të dhe deri në fund tentoi barazimin. Nuk ia doli dhe presioni shtohet, ndërsa Vllaznia merr frymë lirisht, për momentin.
Vllaznia – Kamza 3-2
Shënues: Ribaj 18?, Çinari 47?, Kalaja 54? / Plaku 49?, Imeri 79?
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Gurishta, Ruçi, Bardulla, Tafili, Vucaj, Lika, Çinari, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka
Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Fushtar, Kuqi, Neziri, Fukui, Arrabal, Ymeraj, Rezi, Mehmeti, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Rexha, Nertil Bregasi, Kreshnik Barjamaj
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Prek Pjetrushi