Edhe pse ndoshta frika ndaj COVID-19 është larguar pak tek njerëzit, virusi po vijon të përhapet me të njëjtin ritëm. Pas periudhës së karantinës, ndryshe nga vendet e tjera europiane, Kosova i vuajti më shumë pasojat e pandemisë. Qeveria e Kosovës u detyrua të mos lejonte grumbullimet e aktiviteteve sportive sii pishinat, palestrat e kalçetot me qëllimi minimizimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura.
Pas kërkesave të shumë bizneseve për rihapjen e këtyre ambienteve, Qeveria ka dalë në njoftim zyrtar për rihapjen e këtyre aktiviteteve, por duke respektuar rreptësisht rregullat e reja në kuadër të COVID-19. Në këtë draft thuhet se në aktivitetet fizike do të lejohen vetëm 30 veta dhe në gara deri në 50 veta, çka do të thotë se rikthimi i shumëpritur i tifozëve nuk është një mundësi reale, të paktën në këtë situatë që ndodhemi. /Sport Ekspres/