Vuajtja e ka një shpërblim, Interi siguron çerekfinalen pas transfertës së vështirë në Porto

Interi është skuadra e dytë italiane e cila ka siguruar fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon. Zikaltrit kanë zhvilluar një transfertë mjaft të vështirë mbrëmjen e sotme kundër Portos, e cila kërkonte me çdo kusht golin për të rihapur çështjen e kualifikimit. Portugezët kanë mbajtur topin për 68% të kohës, si dhe kanë prodhuar 21 tentativa, ndër të cilat 7 kanë shkuar në kuadrat.

Sakaq, Interi ka regjistruar 11 tentativa, ndër të cilat 5 kanë qenë në kuadrat. Por vuajtja e ka një shpërblim për ekipin e drejtuar nga Inzagi, pasi kanë dalë me një barazim 0-0 nga Porto, duke siguruar biletën në çerekfinale falë fitores minimale 1-0 në “San Siro“ në ballafaqimin e parë mes tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online