VIDEO/ Ekipi i Guardiolës bën gjermanët të luten për të mbaruar ndeshja me 7 golat e shënuar, “jashtëtokësori” Haland tund 5 herë rrjetën e Lajpcigut

Ndeshja e kthimit në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve është kthyer në një test stërvitor për Mançester Sitin. “Qytetarët” kanë bërë gjermanët e Lajpcigut të luten për të mbaruar sa shpejt të jetë e mundur ndeshja. Pas barazimit befasues 1-1 në Gjermani, djemtë e Guardiolës janë treguar të pamëshirshëm në Mançester.

“Jashtëtokësori” Haland ka shënuar pesë herë në portën e Lajpcigut (22’ p., 24’, 45’+2’, 53’ dhe 57’), duke hyrë në librin e rekordeve të Ligës së Kampionëve. Vetëm Lionel Mesi ka arritur të shënojë 5 gola në një përballje me eliminim në këtë kompeticion. Për Mançester Sitin ka gjetur rrugën e rrjetës edhe Gyndogani (49) dhe De Bryjne (90’+2’), teksa “qytetarët” kanë fituar me shifrat 7-0 sfidën dhe kualifikohen në çerekfinale. Ekipi i Guardiolës ka regjistruar 66% mbajtje topi, si dhe ka provuar të godasë portën 23 herë, prej të cilave 16 tentativa kanë përfunduar në kuadrat. Në krahun tjetër, Lajpcigu ka regjistruar vetëm një goditje në portë, nga 4 tentativa në tërësi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online