Klasikja e Gjermanisë ka përfunduar dhe Bajerni i Mynihut ka treguar se dominimi i tij në Bundesligë nuk di të ndalet. Dueli mes bavarezëve dhe Dortmundit ishte shihej edhe si ndeshja për titull, teksa të dy klubet gjendeshin vetëm 5 pikë larg njëra-tjetrës dhe rezultati përfundimtar mund jetë përcaktues për fatin e kampionatit.
Megjithatë Bajerni ia ka dalë të marrë 3 piëkt, duke e thelluar diferencën me 8 pikë, çka i jep më tepër qetësi në krye në rrugën drejt titullit kampion. Gjithçka u vendos nga ai gol kryevepër i Kimish në minutën e 43-të të takimit. Ndërkohë përballja tjetër brenda ndeshjes nuk ka pasur fitues, pasi si Haland edhe Levandovski nuk mundën të kryenin atë që dinë të bëjnë më mirë, të tundin rrjetën kundërshtare. Me sa duket tifozeria e zjarrtë i ka munguar shumë Dortmundit në një përballje kaq delikate, pasi me ta në shkallët e takimit ndoshta sot do të kishim parë tjetër rezultat në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/