Vrioni me Kombëtaren, Shpresat zbrazen

Xhakomo Vrioni ishte për 90 minuta në fushën e blertë në ndeshjen e fundit mes 21-vjeçarëve të Shqipërisë dhe atyre të Spanjës. Sulmuesi i cili aktivizohet tek Vencia duket se ka pasur një periudhë shumë impenjative, pasi ka lëvizur sa në Kombëtaren e parë dhe sa tek skuadra e Alban Bushit.

Me Jordaninë sulmuesi nuk pati asnjë minutë, çka i krijoi mundësinë që të luante me skuadrën e 21-vjeçarëve një ditë më vonë. Menjëherë pas ndeshjes Vrioni është bashkuar sërish me ekipin e parë dhe sot rezulton në stol. Panuçi e ka grumbulluar sërish, duke pasur shumë pak alternativa në sulm.

Shpresat humbasin një tjetër lojtar me vlerë para sfidës me Estoninë. Kujtojmë që Bushi duhet të bëjë pas Abazajn e Selmanin të dëmtuar, por dhe pa Kastratin deh Vrionin që janë me skuadrën e parë. Ku i dihet, pasnesër mund të jenë të dy në Talin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *