Në përfundim të ndeshjes Skënderbeu-Jang Bojs, UEFA ka përzgjedhur 5 më të mirët e ndeshjes, në bazë të rendimentit në fushë dhe përfshirjes në aksione, përveç golave dhe asisteve të dhënë. Për Skënderbeun dy të përzgjedhurit nga UEFA ishin Suad Sahiti dhe Ali Soue, ndërsa Jang Bojs kishte 3 futbollistë. Më pas, UEFA ftoi tifozët të votonin për më të mirin e ndeshjes dhe interesant është fakti se 73% të votave i morën dy futbollistët shqiptarë, ndjekur nga shënuesi i golit zviceran, Asale.
Garën mes dy shqiptarëve e fitoi Suad Sahiti, 40% kundrejt 33% të Souesë. Të dy futbollistët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe janë dy nga emrat që Skënderbeu shpresonte të reklamonte.