Vora turpëron Elbasanin, spektakël në Tiranë

Elbasani 2-5 Vora

Shënues: Kotorri (pen) 60’, Dishani 79’/ Sejdini 9’, 25’, Ferraj 52’, 76’,  Laçka 86’

Skuadra e Vorës është zyrtarisht kampione e Kategorisë së Dytë. Edicionin e ardhshëm skuadra nga periferia e kryeqytetit do të luajë në Kategorinë e Parë ashtu si dhe Elbasani. Në “Selman Stërmasi” u luajt finalja e kësaj kategorie, por ishte gjithçka e lehtë për skuadrën e Vorës, që e pa veten në avantazhin e dy golave në pjesën e parë, të realizuar nga Sejdini. Në pjesën e dytë ishte Ferraj që dyfishoi. Kotorri ngushtoi diferencën nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa më pas sërish Ferraj realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën e tij. Dishani realizoi golin e dytë për Elbasanin, por mendoi Laçka për të vulosur rezultatin 2-5.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *