Presidenti i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, ishte dje në Elbasan, për të ndjekur ndeshjen e Skënderbeut kundër Partizanit të Beogradit, ku ka luajtur disa vite në rininë e vet.
Në Serbi mediat aluduan se Vokrri shkonte si tifoz i Dinamos, natyrisht lajm i përgënjeshtruar prerë nga Vokrri, i cili saktësoi: “Nuk do të shkoj në Beograd për ndeshjen e kthimit. Partizani i Beogradit dhe Skënderbeu në ndeshjen e parë treguan një nivel lojës të përafërt. Nuk pati ndonjë ndikim të madh faktori fushë. Shpresojmë që edhe Skënderbeu të mos e ndiejë presionin në fushën kundërshtare”.
Gjithashtu, Vokrri komentoi ndeshjen e djeshme dhe iu gëzua diçkaje me rëndësi: “Mendoj se në bazë të lojës që zhvilluan të dy ekipet, nuk merituan më shumë se një pikë. Futbolli mbetet gjithmonë interesant, edhe pas 30 viteve. Duke marrë parasysh atë që ka ndodhur kohët e fundit dhe paragjykimet për incidente të mundshme, ishte shumë e rëndësishme që gjithcka të mbyllej pa probleme. Dhe kështu ndodhi, treguam kulturën e vërtetë europiane dhe se jemi një popull mikpritës. Të gjithë meritojnë lëvdata për një organizim të tillë.