Vlora minierë ari, Luftëtari merr një tjetër talent të Flamurtarit

Luftëtari këto vitet e fundit ia ka parë hajrin Vlorës, sepse ka zbuluar aty emra si Bregu, Beqiri, Liçaj apo Zeqaj.

Tashmë drejtuesit e Luftëtarit “peshkojnë” sërish në bregdet, sepse sot kanë zyrtarizuar afrimin e mesfushorit David Bocaj.

Bëhet fjalë për një talent 19-vjeçar, i cili ka luajtur me moshat dhe ekipin e parë të Flamurtarit, duke debutuar që 17 vjeç.

Gjithsesi, hapësirat për të kanë qenë të pakta në ekipin e parë, ku ka konkurrencë të madhe dhe emra të rëndësishëm, ndaj Bocaj luajti në pjesën e parë të sezonit me Orikumin dhe tashmë ka zgjedhur Luftëtarin, me shpresën se do të ecë në gjurmët e vlonjatëve të tjerë të kësaj skuadre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *