Vllaznia ka njoftuar përmes një postimi në sajtin e saj se ka nisur të kërkojë lojtarë me perspektivë, pasi siç duket nuk i mjaftojë lojtarët e rinj që furnizojnë të gjithë Shqipërinë. Për të ardhur keq që një prej skuadrave që ka akademinë që prodhon më shumë tani do të mendojë që të afrojë lojtarë afrikan, duke menduar se me ta mund të bëjë dhe biznes.
“Disa nga projektet tona kanë të bëjnë me ndjekjen e lojtarëve të rinj dhe transferimit të tyre apo angleze, ne duhet të gjejmë talente të moshës së re për t’i afruar në ekipet tona. Pas pranë Vllaznisë. Duke qenë se nuk kemi një buxhet të madh si klubet e tjera të huaja gjermane afrimit në skuadër, ato do të jenë në shërbim të Vllaznisë dhe në momentin që mund të marrim oferta të reja mund t’i shesim këto lojtarë duke përfituar kështu nga të gjitha anët”.
“Prandaj një nga hapat e ardhshëm që kemi ndërmarrë është ai i krijimit të marrëdhënieve me klube dhe akademi të huaja siç mund të jenë ato të vendeve afrikane. Krijimi i marrëdhënieve të mira me to, do të krijojë mundësinë e gjetjes së lojtarëve të talentuar direkt atje. Lojtarët e rinj e të talentuar nuk do të vijnë në Shqipëri për t’u provuar. Ky është realiteti! Ne do ta fillojmë këtë projekt nga Nigeria. Dhe e gjitha kjo po realizohet pa kryer asnjë shpenzim nga ana e Vllaznisë. Po përpiqemi që me të ardhurat që kemi, të bëjmë më të mirën për të qenë kampionë të këtij sezoni dhe në të njëjtën kohë po përgatisim një bazë për një të ardhme më të mirë të Vllaznisë. Më poshtë keni edhe ftesën e kësaj Akademie për bashkëpunim me KF Vllaznia sh.a.”