Organika e Thomas Brdariç po pasurohet gjithmonë e më tepër, me Vllazninë që po vazhdon rrugën drejt titullit kampion. Shkodranët kanë zyrtarizuar afrimin e radhës, duke marrë në skuadër sulmuesin anësor nga Togo, Kodjo Elom Nya-Vedji.
Lojtari kishte mbërritur në Shkodër që ditën e premte ku kreu disa seanca stërvitore me Vllazninë. Drejtuesit e shkodranëve janë bindur nga futbollisti 23-vjeçar duke i dhënë mundësinë që të tregojë veten në Superiore. Ky sulmues vjen nga kampionatit malazez dhe është pjesë e përfaqësueses së Togos, ndërsa cilësia më e mirë e tij është shpejtësia. /Sport Ekspres/