VIDEO/ Kukësi fiton falë “Ibra-himit” ndaj Bylisit, mbyllet edhe Skënderbeu-Apolonia

Kukësi ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat duke lënë disi pas shijen e hidhur të krizës së rezultateve. Verilindorët ia dolën duke përmbysur Bylisin në shifrat 2-1 falë heroit Ibrahimi. Në fillim ishte ballshiotët që gjetën rrugën e rrjetës falë ekzekutimit të saktë të Stojanovic.

Më pas do të ishte Ibrahimi që i gjetur në zonën kundërshtare pas krosimit të bukur të Kotobellit, do të gjente rrugën e rrjetës. Aksioni model i ardhur nga verilindorët në pjesën e dytë do të vendoste edhe historinë e këtij takimi teksa pas krosimit fantastik të Ibrahimit, Eze tundi rrjetën me kokë.

Në krahun tjetër Skënderbeu dhe Apolonia janë ndarë në paqe duke barazuar në shifrat 1-1. Të dyja ekipet kanë shënuar nga pika e bardhë teksa fillimisht ishin korçarët me Meksin që gjetën rrjetën, ndërsa Gjata do të barazonte shifrat. /Sport Ekspres/

Kukësi-Bylis 2-1 Ibrahimi 43′, Eze 57’/ Stojanovic 25′

Skënderbeu-Apolonia 1-1 Meksi p’ 52’/ Gjata 72′ p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online