“Vllaznia u shfaq si ekip lagje, takim nën pisha”! Cungu shfaqet me Liverpulin dhe flet hapur: 50 vite në komunizëm, sa shumë paradokse

0

Nga Klaudio Ndreca

Armando Cungu ka qenë i pranishëm për të bërë punën e tij në Laç gjatë ditës së sotme, për të stërvitur lojtarët dhe për t’i përgatitur për rinisjen e Superiores. Në një intervistë për “Fan Zone” është shfaqur disi më ndryshe, me një fanellë të Liverpulit dhe duke shpërndarë mesazhin domethënës: “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”.

Gjithashtu trajneri ka folur hapur për shumë tema aktuale të futbollit shqiptar. Teksa tregon paradokset e ndryshme në Shqipëri, thekson faktin se lojtarët nuk duhet të shihen si pasanikët e mëdhenj të këtij vendi, kur dihen fare mirë vështirësië që kanë të gjithë. E në fund nuk mund të anashkalohet edhe situata e vështirë e Vllaznisë.

“Kjo fanellë e Liverpulit ka mesazhin më të bukur dhe prandaj e kam veshur. Me rëndësi është që u kthyem në fushë dhe që u rikthyem sërish në punët tona. Nuk ka qenë e lehtë, megjithëse jemi mirë nga ana shëndetsore, por ka pasur një terror psikologjik. U munduam që të mbanim me shpresë ekipin. Dua t’i falenderoj djemtë për seriozitetin që kanë treguar këto kohë dhe kjo më ka lënë një shije të mirë. Dashamirësia që ka treguar presidenti Laskaj ndaj futbollit shihet dhe fusha e Laçit është një nga më të mirat në Shqipëri. E ruan më mirë se veten këtë fushë presidenti.

Kam futur grintën e Liverpulit te Laçi? Nuk e di, ndoshta shkojnë në ADN. Edhe unë dua grintën e sakrificës dhe luftës, për të vazhduar deri në momentin e fundit. Mund të jetë një koecidencë dhe prandaj jo rastëisht jam tifoz i Liverpulit.

Nuk e di se përse lojtarët trajtohen sikur janë pasanikët e mëdhenj. Mos e harroni se kush jemi! Kemi 50 vite në komunizëm dhe na gjeti me duart në xhepa dhe asgjë tjetër përveç shpirtit. Shqiptarët kanë 1000 vrima të hapura dhe sa e mbyllin një, del një tjetër.

Po ka shumë paradokse në këtë vend. Nga njëra anë na lënë mundësinë për stërvitje, nga ana tjetër thuhet me rregull që mos ndiz makinën. Nga njëra anë jepet data për nisjen e kampionatit, nga ana tjetër thuhet që mos bëj miqësore. E kuptoj që nuk është faji i askujt, por më vjen keq që të prishet kampionati. Mund të përfitoj një ekip pameritë tani dhe të digjet një tjetër që ka punuar përgjatë këtyre tre fazave.

Gjendja e Vllaznisë? Më kanë treguar pamjet dje nga darka nga rrjetet sociale. Më është dukur si ekip lagjesh dhe amator kur shihja ato diskutime atje. Vllaznia është emër serioz dhe duhen bërë diskutimet në zyra. Nuk mund të bëhet nën pisha, ku një lojtar është me xhinkse, tjetri me fanellë ngjyrë portokalli e kështu me radhë. Nuk i ka hije”, tha Cungu. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.