Takimi mes Vllaznisë dhe Tiranës nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi u shoqërua me futjen e një tifozi vendas në fushën e lojës si dhe pati hedhje shishesh në drejtim të lojtarëve. Shkodranët do të shpreheshin se gjithçka ndodhi për shkakun e keqarbitrimit nga ana e Enea Jorgjit, sa i përket një penalltie të paakorduar në minutat e para të takimit.
Komisioni i Displinës vendosi që Vllaznia të dënohej 4 ndeshje pa tifozë në fushën e saj, ndërsa me një përllogaritje të thjeshtë, “Loro Boriçi” do të mbushet në muajin nëntor në takimin ndaj Bylisit. “Sport Ekspres” mëson se drejtuesit e Vllaznisë e kanë bërë gati apelimin e këtij vendimi, që Vllaznia të ketë sa më shpejt tifozët e saj në stadium. /Sport Ekspres/